Ndërkohë që afrojnë gjithmonë e më shumë takimet e kualifikueseve të marsit, futbollistët shqiptarë janë ndezur gjatë kësaj periudhe.
Rradhën për të shënuar e kishte mesfushori Herolind Shala, që tashmë ndodhet në një aventurë të re te Valeranga. Aktualisht ende nuk ka filluar kampionati norvegjez, ndërsa janë duke u zhvilluar disa takime miqësore.
Takimi ndaj Bodo Glim ka përfunduar me rezultatin 3-2 në favor të Valerangas. Golin e dytë do të realizonte Herolind Shala, ndërsa në të tretin do të fitonte penalltinë. Padyshim që flasim për një nga lojtarët kyç të dardanëve në “Ligën e Kombeve”, që një projektohet si një pjesë e rëndësishme edhe për kualifikueset e Europianit. /Shqiperia.ch/