You are here
Home > Kombëtarja > Afrime dhe rikthime, këto janë lëvizjet e fundit në listën e nëntorit të Shqipërisë

Afrime dhe rikthime, këto janë lëvizjet e fundit në listën e nëntorit të Shqipërisë

Ditën e djeshme trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, duhet të ketë telefonuar të gjithë lojtarët që do të grumbullojë në sfidën e fundit që kanë kuqezinjtë për “Ligën e Kombeve”, në datën 17 nëntor, atë ndaj Skocisë e për të mbërritur te ajo me Uellsin.

Nga këto telefonata pritet që të jenë edhe tre lojtarë “të rinjë” në thirrjet e italianit, ku ka vend për afrime dhe rikthime. Bëhet fjalë për një grumbullim të mundshëm të lojtarit që luan me Winterthur, Taulant Seferit, teksa ky i fundit është kthyer një një lider tek skuadra zvicerane, duke i udhëhequr  në fitoret e rradhës e duke shënuar rregullisht. Mundësitë që Seferi të jetë pjesë e kuqezinjve të drejtuar nga Panuçi në nëntor janë shumë të mëdha, saqë mund edhe të themi që mbetet thjesht të zyrtarizohet dhe formalizohet e gjitha kjo.

Gjithashtu për pjesën e rikthimeve të legjionarëve që kanë qënë më parë me fanellën kuqezi, por e kanë humbur atë për shkak të paraqitjejve të tyre të dobta në ekipet e tyre, janë Valon Ahmedi dhe Liridon Latifi. Këta të fundit po në këtë kohë janë rikthyer me ekipet e tyre respektive duke dhënë një rendiment të lartë në fushën e lojës, më tepër nga Ahmedi e më pak nga Latifi. Ndonëse po flitet edhe për një rikthim të mundshëm të tyre tek Kombëtarja, ende duhet të presim zyrtarizimin e listës së lojtarëve të grumbulluar që vjen pas pak kohësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top