You are here
Home > Futboll Bota > Adrenalina në kulm! Muriqi po vendoste kampionatin turk, Galatasarai bën përmbysjen e madhe

Adrenalina në kulm! Muriqi po vendoste kampionatin turk, Galatasarai bën përmbysjen e madhe

Galatasarai ka arritur të fitojë në frymën e fundit ndaj Rizesporit, duke ia dalë në shifrat 2-3. Të parët në avantazh kanë kaluar miqtë, derisa u rikthye baraspesha falë realizimit fantastik të Vedat Muriqit.

Me 10 lojtarë po luanin vendasit, por kjo nuk i ndaloi të gjenin golin e avantazhit, atje ku një ndihmë e madhe erdhi nga sulmuesi i Kosovës. Kur po mendohej se Muriqi me ekipin e tij po vendosnin historikun e këtij kampionati turk, pasi gjendej në barazim pikësh me Bashakshehirin dhe me një ndeshje më shumë të luajtur, ndryshoi gjithçka.

Kjo ishte historia deri në minutën e 90, pasi në shtesë do të ishte lojtari Diagne që do të gjente dopietën për të përmbysur ndeshjen. Një adrenalinë e madhe dhe festë nga krahu i Galatasarait, që tashmë është më pranë titullit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top