You are here
Home > Kombëtarja > “Adnan, thuaj…JO Shqipërisë”, kur hakat e tokës mëmë të ndikojnë në karrierë

“Adnan, thuaj…JO Shqipërisë”, kur hakat e tokës mëmë të ndikojnë në karrierë

Një nga lojtarë që refuzoi Shqipërinë ishte dhe Adnan Januzaj. Futbollisti i cili u bë i njohur me skuadrën e Manchester Junajtid, ku në debutimin e tij me këtë ekip arriti të shënonte dy gola. Midis Kombëtarevs së Shqipërisë dhe Belgjikës, ai zgjodhi këta të fundit, për prestigj dhe për emër.

Shumë shpejt do të “zhdukej” nga arena ndërkombëtare pasi ekipin belg, nuk e aktivizoi lojtarin dhe për Januzaj e pamundur të mposhte konkurencën e yjeve belg.

Adnani u kërkua shumë nga ekipi ynë kombëtar, por zgjedhja e tij ishte për kombëtaren e Belgjikës. Për këtë vendim ndikim të madh tek lojtari pati dhe familja e tij.

Që nga ajo ditë ku Adnan Januzaj, bëri zyrtare zgjedhjen e tij, pak nga pak filloi të humbiste dhe formën e tij të mirë,  që nuk e rigjeti kurrë më. Kjo është një nga ato rastet ku shumë mirë mund të themi: se asnjëherë nuk braktiset vendi dhe prejardhja jote, sado larg që mund të emigrojmë, prapë kur na thërret vendi ynë, duhet t’u përgjigjemi sa herë që ai të ketë nevojë.

“Adnan, thuaj PO, Shqipërisë, do të ishte pankarta që do të përhapej nga shumë tifozë shqiptarë asokohe, por tashmë gjithçka ka ndryshuar, e sa shpejtë madje.  /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top