Krijimi i Kosovës si një realitet dhe përfaqësuese e re ka krijuar konfuzion edhe për vetë tifogrupet që ndodhen në këtë trevë shqiptare. Shumë prej tyre dhe ato më kryesoret, nuk kanë zgjedhur që të mbështesin dardanët, duke vazhduar të popullojnë stadiumet në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë.
Agim Ademi në një intervistë të dhënë së fundmi në Kosovë, ka dhënë premtimin e kthesës së madhe. Kështu ai është shprehur se tifogrupet si “Plisat”, “Kuqezinjtë e Jakovës”, “Forca” dhe “Intelektualët” do të jenë në mbështetje të Kosovës.
“Po jua jap fjalën, që së shpejti të gjitha tifo-grupet vendosre si “Plisat”, “Intelektualët”, “Kuqezinjtë e Jakovës”, “Forca” e të tjerët, do t’i shohim duke e mbështetur Kosovën”, ka thënë presidenti i FFK-së, Ademi. /Shqiperia.ch/