Një moment i jashtëzakonshëm ky për Amir Abrashin te klubi i Freiburgut. Mesfushori shqiptar u dëmtua rëndë dhe qëndroi 11 muaj jashtë fushës së blertë. Rikthimi i tij erdhi përpara një jave, atje ku luajti për 90 minuta ndaj Shalkes, në atë barazim pa gola. Tashmë ishte momenti që “maratonomaku” i Kombëtares të luante në stadiumin e tij pas një kohe të gjatë.
Në mënyrën më të mirë erdhi, pasi Freiburgu mposhti me rezultatin 5-1 Augsburgun. Një nivel i jashtëzakonshëm është treguar sërish nga ana e Abrashit, që ka qënë për 90 minuta në fushën e lojës, pa ndjerë asnjë shqetësim të vetëm. /Shqiperia.ch/