Kristal Abazaj është padyshim një nga futbollistët më premtues të Shqipërisë, teksa kaloi me një hap gjiganti nga Luftëtari, drejt ekipit të njohur në Belgjikë, te Anderlehti.
Por fillimi i kampionatit nuk ishte ai i ëndërruari për futbollistin kuqezi, pasi pësoi një dëmtim që e la jashtë në ndeshjet e para. Megjithëse pritshmëria për të ishte e lartë, edhe nga vetë drejtuesit e gjigantëve belg, Abazaj jo vetëm që nuk ka debutuar ende te Anderlehti, por nuk është i pranishëm as në stol.
Të gjithën këtë situatë, mesfushori 22-vjeçar nuk kishte sesi ta priste mirë, ndërsa ka bërë një vizitë edhe te psikologu i klubit. Rezultati? “Ilaçin” e shërimit ia gjen trajneri i Anderlehtit: “Abazaj nuk duhet të qëndrojë i mërzitur. Dërgojeni të sponsori ynë të zgjedh Audin që dëshiron”, u ka thënë trajneri belg drejtuesëve të klubit, që futbollisti shqiptar të hiqte disi mërzinë e akumuluar gjatë këtyre ditëve.
Një “Audi A8” e prodhimit 2018 falë sponsorit të klubit, tashmë situata duhet të ndryshojë disi. Mos u habisni, jemi në Europë… /Shqipëria.ch/