Taulant Xhaka ka bërë një rrëfim ndryshe në mediat zvicerane, duke prekur shumë tema sa i përket karrierës së tij. Por e përqendruar tërësisht te Bazeli, ndërsa nuk ngurron të flasë edhe për kujtimet e së shkuarës. Kur ishin më të vegjël, së bashku me vëllain, Granitin, luanin me çorape në vendin e topit që kurrsesi nuk mund t’i lejohet në apartament. Gjithashtu mesfushori i Kombëtares shprehet se nuk ka pasur kurrë xhelozi për karrierën e vëllait të tij.
“Presioni te Bazeli është i lartë dhe pritjet e tifozëve janë të mëdha. Unë vetë nuk jam nga ata që them se nuk lexoj gazetat dhe nuk më interesojnë ato. I lexojmë, por kam gjithashtu mjaftueshëm përvojë me median.
Kur ishim të vegjël, nuk na lejonin me Granitin që të luanim me top në shtëpi. Por ne krijonim vetë shumë objekte të tjera përreth që t’i ngjasonin topit, duke kthyer çorapet dhe letrat në këtë mënyrë. Në këtë mënyrë, luaja me Granitin në çdo sekondë në apartament. Qëllimi ishte loja, të dy ishim portier, të dy ishim sulmuese dhe të dy shënonim gola. Pastaj kishte raste kur çorapet dhe letrat përfundonin keq. Njëherë unë kam goditur dhe ka rënë tek ora që ne mbanim në shtëpi, që ishte shumë e kushtueshme dhe që u thye duke bërë zhurmë të madhe.
Të bëhesha futbollist nuk ishte ëndrra ime, ishte qëllim im. Ashtu si edhe Graniti. Nëse nuk do të isha lojtar, do të bëhesha astronaut. Po seriozisht, astronaut. Hapësira më ka magjepsur gjithmonë dhe vazhdoj ta bëj edhe sot. Merrem me të, jam shpesh duke parë në “Google Earth”, një temë shumë interesante.
A jam xheloz për suksesin dhe paratë e Granitit? Aspak, as kur ishim të vegjël. Të dy ne jemi mirë. Jam shumë i vetëdijshëm për pagën e mirë që marrë dhe babai kujdeset për të dy ne në këtë pjesë, për të investuar me mençuri”, thotë Granit Xhaka. /Sport Ekspres/