Aksioneri kryesor i AEL, Alexis Kougias, ka kritikuar rëndë drejtuesit e PAOK për politikën që po ndjekin në skuadër. Nëpërmjet një interviste të fundit për mediat greke, ka ngritur shumë figurën e Ergys Kaçes, për të shprehur qendrimin se është larguar padrejtësisht nga PAOK. Megjithëse kjo lëvizje i bën nder pasi mesfushori shqiptar është në huazim te AEL dhe vetë Kougias e dëshiron edhe për një vit tjetër, teksa marrëveshja mbyllet në fundin e kampionatit.
“Do të doja që ta mbaja Weldan dhe Kaçen, sepse kanë cilësi të mira dhe janë djemë shumë të mirë. Unë pyes edhe tifozët e PAOK sot? A është Essiti që ka skuadra juaj tani më i mirë se Kaçe? Atij i paguani 1 milion nëse nuk gaboj dhe kjo nuk ndodh. Po Wernbloom, a është më i mirë se Kaçe? Edhe ai fiton 1.5 milion në vit. A ofron më shumë se Kaçe? Warda dhe Kaçe mund të luajnë te PAOK, por uroj që të na i lënë edhe për një vit tjetër”.