Milani do të përballet ndaj Feronikelit në datën 10 gusht, në një takim miqësor që do të jetë festë e madhe, duke parë mbështetjen që ka klubi italian te tifozët shqiptarë. Sipas asaj që raporton “AcMilanNews”, zyrtarë të klubit italian kanë zbritur që sot për të parë më nga afër stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjithashtu është parë edhe për hotelin ku do të qëndrohet, ku sipas të gjitha gjasave kuqezinjtë do t’i mirëpres “Swiss Diamond” në Prishtinë. E për të përmbyllur kuriozitetin, Milani do të vijë me të gjithë yjet e saj në Kosovë, ndërsa këtë e siguron vetë organizatori i takimit, Agron Selimi. /Shqiperia.ch/