You are here
Home > Kombëtarja > Tirana përgatitet për “Champions League”, merr dy emrat që lidhen me Kombëtaren

Tirana përgatitet për “Champions League”, merr dy emrat që lidhen me Kombëtaren

Një sukses të madh ka arritur Tirana në këtë sezon të futbollit shqiptar teksa riktheu titullin kampion në shtëpi, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbërritur edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Festa është e ndalur ligjërisht nga shteti për shkakun e pandemisë, por nga ana tjetër edhe koha nuk i premton shumë për pritur.

Menjëherë do të nisin edhe takimet e Europës, ndërsa këtë herë bardheblutë do të nisin shanset e tyre për “Champions League”. Të ndërgjegjshëm se për t’u përballur denjësisht ndaj kundërshtarëve europian kërkohen afrime cilësore, klubi u hodh menjëherë në merkato. I pari që u afrua ishte Albion Avdijaj, sulmuesi që kohë më parë përflitej për kalimin te Shqipëria për shkak të aftësive që zotëronte, por karriera nuk po shkonte në pikën më të lartë, për të fituar ftesën e kuqezinjëve.

Së fundmi duket se te Tirana do të afrohet një tjetër emër që lidhet me Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Ardit Toli. Sipas asaj që raporton “Sportstonoto” gjithçka është mbyllur në mbrëmjen e së hënës. Lojtari që ka dalë nga akademia e Olimpiakosit dhe ka përfaqësuar në shumë takime Shpresat e Shqipërisë ka pranuar propozimin e Tiranës, ndërsa ka njoftuar edhe Kallamatën për vendimin e ri që ka marrë, duke mos i rezistuar tundimit nga projekti i kryeqytetasve. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top