Pa kaluar ende mirë kritikat për gabimin ndaj Atalantës, Thomas Strakosha është bërë protagonist në ndeshjen e sotme kundër Milanit. Kuqezinjtë fituan të drejtën e një 11 metërshi në minutën e 32-të të takimit. Pranë topit do të shkonte menjëherë Zllatan Ibrahimoviç për të sfiduar Strakoshën.
Portieri shqiptar arrin të kuptojë krahun dhe pret fillimisht topin, por çuditërisht është pikërisht ai që pa kuptuar dhe në mënyrë aksidentale e dërgon sferën përtej vijës fatale. Mund të ksihte qenë një hero duke pritur penalltinë, por fati e ka kundër këtë herë. /Sport Ekspres/
Lazio 0 – 2 AC Milan
GOL 33 Zlatan Ibrahimovic Penaltıpic.twitter.com/yYks8y72Oj
— Twit Spor (@TwitSporHaber) July 4, 2020