You are here
Home > Kombëtarja > “Tare është i shkëlqyer, bëj tifo për të dhe Strakoshën”, Bogdani këshillon Kumbullën: Zgjidh Lazion, shpresoj ta shoh Vrionin në fushë

“Tare është i shkëlqyer, bëj tifo për të dhe Strakoshën”, Bogdani këshillon Kumbullën: Zgjidh Lazion, shpresoj ta shoh Vrionin në fushë

Erion Bogdani është një nga emrat e njohur të futbollit shqiptar. Me golat e tij mban ende të paprekur rekordin në Kombëtare, ndërsa pas tërheqjes nga futbolli i është përkushtuar karrierës së trajnerit. Pas ekseriencës në stolin e moshave të Shqipërisë, tashmë Bogdani është në pritje të një oferte për të nisur një aventurë të re.

Në një intervistë për “Fax Sport” me gazetaren Klevisa Alinai, ish-sulmuesi shqiptar shprehet i hapur edhe për të marrë drejtimin e ish-skuadrës së tij, Partizanit, pas përfundimit të këtij sezoni. Ndërkohë në vëmendje janë sjellë shqiptarët që po pushtojnë Serie A. Bogdani shpreson në një debutim sa më të shpejtë të Vrionit me bardhezinjtë e Juventusit, ndërsa nuk nguron të japë edhe këshillën e tij për udhëkryqin e së ardhmes në të cilën gjendet Marash Kumbulla.

Stoli i Partizanit:

“Unë faktikisht kam respekt për Sormanin. E njoh personalisht. Megjithatë trajnerët duhet të kenë edhe rezultate dhe atij i kanë munguar. Po flasim për një skuadër të fortë që i jep tone kampionatit. Shpresoj të jetë aty ku ka qenë gjithmonë në klasifikim. Është një nga ekipet më të mira në Shqipëri dhe më erdhi keq për këtë vit, pasi ndryshuan shumë organikën e skuadrës. Në të ardhmen pranoj çdo lloj oferte. Tani për tani është e mira të mbarojë kampionati dhe pastaj nëse kam një ofertë nga Partizani nuk diskutohet që do ulemi do flasim“.

Vrioni:

“Kam lexuar shumë për të. Është një djalë i ri që luan shumë mirë futboll. Shpresoj të konfirmohet te Juventusi. Edhe unë dhe gjithë shqiptarët shpresojmë ta shohim shumë shpejt në fushë, edhe sot kundër Napolit“.

Igli Tare dhe Strakosha:

“Bëj tifo për Igli Taren dhe Strakoshën, sepse e meritojnë. Igli ka bërë një punë të shkëlqyer. Ka gjetur lojtarë shumë interesantë dhe që i kanë dhënë tonin kampionatit italian. Më bëhet qejfi për Iglin, por edhe për Strakoshën, sepse ka treguar një formë të shkëlqyer. Shpresoj që këtë formë ta vazhdojë edhe te ekipi kombëtar edhe më tej. Flasim për një portier të ri që i ka të gjitha aftësitë për të luajtur sa më mirë dhe për të fituar kampionatin italian”.

E ardhmja e Kumbullës:

“Unë do i sugjeroja Lazion, pasi vitet e fundit ka marrë lojtarë jo shumë të njohur dhe i ka bërë të mundur që t’i kërkojë ekipet më të mëdha në Europë. Faktikisht ka më shumë hapësirë për të luajtur te Lazio, kurse te Juventusi dhe Interi nuk diskutohet që konkurenca është shumë e madhe dhe nuk tolerohen gabimet. Te Lazio i jepet mundësia të rritet dhe mund t’i falet edhe një gabim”, është shprehur Erion Bogdani.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top