You are here
Home > Kombëtarja > E ardhmja e Shqipërisë është e sigurt, Vrioni thirret nga Juventusi kundër Milanit

E ardhmja e Shqipërisë është e sigurt, Vrioni thirret nga Juventusi kundër Milanit

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Xhakomo Vrioni ia ka dalë të sigurojë një vend në listën e Sarrit për ndeshjen e sotme kundër Milanit. Juventusi do të synojë finalen e Kupës së Italisë, por fillimisht duhet të kalojë kuqezinjtë në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales. Sulmuesi shqiptar ka qenë në stërvitje të pandërprerë me ekipin e parë të Juventusit që nga momenti i rikthimit pas pandemisë dhe puna e bërë prej tij ka marrë tani shpërblimin.

Nisur nga mungesa e Higuain dhe nga kalendari i ngjeshur që i pret bardhezinjtë përpara, Vrioni ka shfrytëzuar kështu mundësinë që i është dhënë dhe e sheh veten tashmë në 23 lojtarët që Sarri do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme. Një hap i madh ky për lojtarin kuqezi, i cili tashmë duhet të shpresojë për të zbritur edhe në fushën e lojës dhe të bëjë debutimin e tij me fanellën bardhezi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top