You are here
Home > Kombëtarja > Mes Juventusit dhe Interit/ I kthyer në temën e ditës në Itali, mediat shpjegojnë çështjen Kumbulla

Mes Juventusit dhe Interit/ I kthyer në temën e ditës në Itali, mediat shpjegojnë çështjen Kumbulla

Në mëngjesin e sotëm është hedhur “bomba” në mediat italiane, atje ku “La Stampa” e bëri fakt të kryer se Kumbulla ka arritur marrëveshjen me Juventusin. Madje duke zbuluar edhe detaje teksa u raportua se bardhezinjtë do të derdhin 32 milionë euro te Verona dhe do të firmoset një kontratë 5-vjeçare.

Nuk u vonua shumë dhe ishte “Sky Sport” që raportoi se Interi ishte më afër mbrojtësit shqiptar. Pra një përplasje mediatike për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, që ende nuk e ka bërë një sezon të plotë në karrierë. Disi e habitshme kjo, por Kumbulla në sezonin e shkuar kur Verona ishte në Serinë B në rastin më të mirë ishte i grumbulluar për t’u gjendur në stol.

Trajneri Juric po i jepte disa hapësira mbrojtësit shqiptar në ndeshjet përgatitore përpara se të niste sezoni i ri në Seria A dhe askush nuk e besonte se papritur djaloshi do të merrte vendin e titullarit. Jo vetëm që ia arriti, por duke vazhduar me surprizën.

Vetëm pak muaj dhe do të refuzonte Napolin në merkaton e janarit, pasi kërkonte historinë, që në atë moment lidhej me Interin dhe Juventusi nuk kishte dalë ende në skenë. Pikërisht për këtë arsye “Il Messagero” shkruan se zikaltrit janë përpara kampionëve të Italisë pasi kanë marrë fjalën e Kumbullës se do të transferohet tek ta. Mbetet ende të shihet për zhvillimet në ditët e ardhshme, por një gjë është e sigurt…flasim për yllin e ardhshëm që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në histori.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top