Marash Kumbulla është futbollisti shqiptar më në zë dhe që po kërkohet nga skuadrat më të njohura të momentit. Ndërkohë prestigjozja “Express” ka shkruar një artikull për mbrojtësin e Shqipërisë, teksa e afron më tepër me Chelsean.
Duke theksuar faktin se blutë e Londrës kanë hyrë seriozisht në garë për të transferuar lojtarin kuqezi. Ndërsa për të kuptuar vlerat e tij, citojnë edhe fjalët e Balzaretit, që më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Italisë teksa shprehej: “Kumbulla më kujton Kielinin e ri”.
Pra duke vendosur shenja barazie me një legjendë të futbollit italian, në hapat e parë të tij. Frenk Lampard e ka Antonio Rudiger si zgjedhje të parë sa i përket qendërmbrojtësve, por nga ana tjetër ka shumë luhatje për Christensen, Zouma dhe Tomori. Për këtë arsye është duke u punuar shumë për të mposhtur konkurrencën e madhe të Interit, që Kumbulla të shkojë në Premier League për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/