Në Kroaci kanë nisur nga puna prej disa kohësh për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit. Por nuk ka vetëm stërvitje individuale dhe në grup për lojtarët e kampionatit kroat, teksa klubet kanë zbritur në fushë duke luajtur edhe miqësore për të arritur formën e duhur fizike të futbollistëve. Lokomotiva ka ndarë fushën ditën e sotme me ekipin tjetër që laun në elitën e Kroacisë, Varazdinin, ku protagonist nuk kishin si të mos ishin edhe shqiptarët e Zagrebit.
Pjesa e parë do të fliste vetëm shqip, pasi do të shpërthenin dy sulmueist kuqezinj, Myrto Uzuni dhe Indrit Tuci. Nga një gol dhe nga një asist do të rezervonte fraksioni i parë i ndeshjes për të dy futbollsitët shqiptar, që falë kombinimit fantastik me njëri-tjetrin i falën barazimin 2-2 në pjesë ne parë Lokomotivës së Zagrebit. Këta të fundit do të ndryshonin pjesën më të madhe të ekipit në 45 minutat e dyta, ndërsa takimi do të përfundonte me fitoren e kundërshtarëve të Varazdinit në shifrat 4-3. Megjithatë si Uzuni ashtu edhe Tuci tregojnë se nuk e kanë humbur ritmin dhe shijen e golit edhe pas kësaj periudhe pushimi të detyrueshëm.