You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ E shpëton nga 4 muaj pa futboll, Lampard thërret Brojën për t’u stërvitur me mesazh

E bujshme/ E shpëton nga 4 muaj pa futboll, Lampard thërret Brojën për t’u stërvitur me mesazh

“Premier League” vazhdon të bëj hapa përpara për rifillimin e futbollit, megjithëse situata nga Koronavirusi nuk është aspak e mirë. Gjithsesi skuadrat kanë nisur që jo vetëm të mendojnë për stërvitjet, por edhe të përgatiten për kthimin në fushën e lojës.

Chelsea do e bëj një gjë e tillë që nga dita e hënë e javës së ardhshme. Lojtarët nuk e kanë të qartë ende idenë dhe mënyrën sesi do të stërviten nesër, por i gjithë ekipi i parë është grumbulluar nga trajneri Lampard.

“Sport Ekspres” zbulon se mesazhi i ka mbërritur edhe sulmuesit të Shqipërisë, Armando Brojës. Lojtari i talentuar do të vazhdojë atje ku edhe e la, pasi debutoi me ekipin e parë në përballjen e fituar kundër Evertonit në shifrat 4-0.

Ky nuk është vetëm një vlerësim i madh për Brojën nga ana e Lampard, por edhe një shpëtim që i bën këtij lojtari. Nëse Armando Broja nuk do të grumbullohej nga skuadra e parë, atëherë do të duhej që ta harronte futbollin për katër muaj.

Në Angli është vendosur që të mbyllen vetëm kampionatet e akademive deri në fundin e këtij sezoni. Ndërkohë një vendim zyrtar nuk është marrë ende për “Youth Cup”. Armando Broja e ka dërguar Chelsean U-18 në gjysmëfinale dhe përballë kanë Manchester United, ndërsa duke parë se janë vetëm tre ndeshje të mbetura në total, mund të ketë një rast përjashtues për këtë kompeticion. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top