You are here
Home > Kombëtarja > “Shqipëria më ka kontaktuar për trajner”, Besnik Hasi flet edhe për 1 Kombëtare: Realiteti nuk është ëndrra

“Shqipëria më ka kontaktuar për trajner”, Besnik Hasi flet edhe për 1 Kombëtare: Realiteti nuk është ëndrra

Në gjithë këto vitet e fundit, Kombëtarja ka pasur vetëm trajner të huaj e më veçanërisht italian. Gjithsesi ky besim dhe dashuri e madhe do të shpërblehej me De Biazin, pasi arritëm që të kualifikoheshim për Europianin e Francës. Tifozët i ngacmon gjithmonë ideja për të provuar një trajner shqiptar në stolin e Kombëtares.

Faktikisht FSHF e ka kontaktuar Besnik Hasin, një nga emrat më të dashur, për të marrë drejtimin e Shqipërisë. Në një intervistë për “Sporti në Ktv”, vetë trajneri e ka zbuluar një gjë të tillë, megjithëse nuk e jep një përgjigje nëse mund të vijë në të ardhmen. Gatishmërinë e jep për të drejtuar Kosovën, ndërsa prek edhe temën për 1 Kombëtare.

“Kombëtarja e Shqipërisë më ka dhënë shumë emocione të forta, sepse kemi mbrojtur ngjyrat e vendit tonë. Por njëkohësisht kam bërë edhe shumë shokë aty, që i kam shokë të jetës. Me Greqinë që fituam kanë qenë të gjithë shqiptarët të lumtur, për shkakun se dimë situatën politike mes vendëve. Është një breng që nuk kemi arritur të kualifikohemi në Europian apo Botëror. Gjithsesi ne kemi përgatitur këtë gjeneratë të re.

Kam pasur kontakte me FSHF kur isha te Anderlehti, ishim edhe afër nënshkrimit të kontratës. Por në atë kohë isha ndihmës trajner te Anderlehti, nuk ishte momenti i duhur që ta merrja Shqipërinë, pasi më mungonte përvoja. Kontakte kemi gjithmonë pasi jemi të një vendi. Por a do të vijë ndonjëherë momenti? Nuk mund ta parashikoj.

Sa i përket Kosovës, nuk kam pasur kontakte asnjëherë. Trajneri Shaland është i shkëlqyeshëm dhe futbolli varet nëse je ti i lirë apo edhe Kombëtarja. Pra janë disa parime, ndërsa dëshira ime është për ta marrë Kosovën.

Të ishte Rrahmani dhe Rashica në Europian me Shqipërinë? Po është e vështirë që të futesh në kokën e trajnerit. De Biazi ka kërkuar që t’i jap respekt atyre djemëve që e provoi kualifikimin. Rashica nuk ka qenë me Kombëtaren në atë kohë, ndërsa gabimi për mua mund të quhet Rrahmani. Gjithsesi nuk është aspak e lehtë. 1 Kombëtare? Po ëndrrat dhe realiteti janë gjëra të ndryshme, ne tani jemi dy shtete”, ka thënë Besnik Hasi. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top