You are here
Home > Kombëtarja > “Grekët mbaruan pa nisur ndeshja”, Besnik Hasi për fitoren e 2004: Më ngeci diçka në fyt! Sikur të kishim De Biazin

“Grekët mbaruan pa nisur ndeshja”, Besnik Hasi për fitoren e 2004: Më ngeci diçka në fyt! Sikur të kishim De Biazin

Besnik Hasi ka treguar emocionet e fitores së madhe të Shqipërisë në vitin 2004 ndaj Greqisë, atëherë kur fqinjët na vinin me kurorën e Europianit të fituar. Në një lidhje për “Fan Zone”, është treguar gjithë përjetimi i asaj ndeshje që nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e të gjithëve ne.

“Nuk kemi për ta harruar kurrë, kur shkuam për te stadiumi pamë rrugët që ishin të mbushura plot. Pastaj u futëm brenda në stadium dhe nuk kishte asnjë vend të lirë, të gjithë ishin me flamurin kuqezi. Sikur po më ngecte diçka në fyt, hera e parë që emocionohesha ashtu. Nuk më kishte ndodhur më parë një gjë e tillë, se e përballoja presionin. Kam përmbajtur lotët. Aty grekët kishin mbaruar pa nisur ndeshja. Koha ishte tjetër, nuk kishte rrjetet sociale dhe nuk e kishim një mbështetje të atij lloj niveli dhe i pamë njerëzit pranë nesh.

Tani FSHF ka bërë hapa shumë të mëdhenj. Mund të them që më vjen keq që nuk e kishim një si De Biazi atëherë, një trajner që të na bënte bashkë. Se kur ishim në gjendje të mundnim kampionin e Europës në një ndeshje, kjo do të thotë atë që mund të realizonim ne. Flamuri i Kosovës? Pyetje me spec, por është një shtet i ri dhe kemi ato ngjyrat e reja, por mos e hiqni nga koka që pas atyre, jemi kuqezi”, tha Hasi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top