You are here
Home > Kombëtarja > E kalon edhe Interin, Chelsea bën ofertën më të madhe për Marash Kumbullën

E kalon edhe Interin, Chelsea bën ofertën më të madhe për Marash Kumbullën

Chelsea e ka seriozisht për të marrë në skuadër Marash Kumbullën. Lampard po i beson shumë të rinjëve, ndërsa ka krijuar një ushtri talentesh për të dhënë kontributin e tyre me fanellën e parë. Madje edhe Armando Broja do të debutonte ndaj Evertonit, duke marrë minutat e tij.

Ndërkohë Lampard kërkon në mbrojtje Marash Kumbullën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka ardhur oferta më e lartë për mbrojtësin e Shqipërisë deri tani. Flitet për 23 milionë euro, ndërsa askush nuk ka ofruar kaq shumë deri tani, me Interin që shkoi deri në 15 milionë euro.

Ndërkohë nuk është kaq e thjeshtë, pasi Verona e di më së miri se çfarë ka rritur. Kumbulla vlen 25 milionë euro aktualisht dhe skuadra e tij po priste vazhdimin e kampionatit dhe mbylljen e tij, që të kishte edhe një rritje të fundit të çmimit të kartonit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top