Faqja zyrtare e Barcelonës B ka vendosur një rekord të ri sa i përket ndjekjes së saj në faqen “Instagram”, duke shkuar në plot 5 milionë mbështetës. Kjo shifër nuk kishte sesi të kalonte pa vëmendje nga vetë faqja e katalanasve, që kanë bërë një rezyme të videove më të ndjekura nga njerëzit.
Duke përzgjedhur kështu 5 më të parat, atje gjendet edhe Rei Manaj. Më saktësisht në videon e prezantimit të këtij lojtari, e cila ka shkuar në 920.000 shikime. Kjo vinte në një kohë që te Barcelona A dhe B nuk kishte asnjë sulmues qendror, ndërsa zyrtarizohej një afrim i tillë, kur kishte edhe pak informacion për lojtarin e Shqipërisë.
Video më e ndjekur është afrimi i japonezit Hiroki Abe me 1.5 milion, super goli i Collado ndaj Levantes me 1.4 milionë, prezantimi i fanellës së re të Barçës për sezonin 2019-2020 nga Riqui Pig me 1.2 milion dhe goli i parë i Hiroki Abe me 1 milionë shikime. Për ta përmbyllur me Manajn, këto ishin 5 videot më të ndjekur te Barcelona B.