You are here
Home > Kombëtarja > Gjesti humanitar! Fut në shtëpinë e tij lojtarin shqiptar, ky është gjesti i Igli Tares

Gjesti humanitar! Fut në shtëpinë e tij lojtarin shqiptar, ky është gjesti i Igli Tares

Igli Tare tregon edhe njëherë madhështinë e tij, jo vetëm si drejtor sportiv me vlera të mëdha, por edhe një njeri me shumë virtyte. Kështu sipas asaj që raporton “Sporti sipas Bakut”, Tare ka strehuar në shtëpi Dean Liçon.

Bëhet fjalë për talentin që deri para pak muajsh po stërvitej te Skënderbeu. Duke pritur përgjigjen e dokumentave për të kaluar te Peruxhia, erdhi edhe oferta nga Igli Tare për t’u transferuar tek të rinjtë e Lacios, që nuk mund të refuzohej nga Liço. Në këto kohë të vështira dhe kur kampionati tek të rinjtë është mbyllur në Itali, ashtu si edhe në të gjitha nivelet e tjera, gjen strehimin në shtëpinë e Tares.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top