Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli dhe këtë herë bëhet fjalë për një lajm merkato që ka vërtetësi. Pavarësisht se është përfolur shumë për largimin e mbrojtësit shqiptar që nuk ndodhi kurrë, këtë herë ka rrugë të ndryshme nga Napoli.
Lojtari i Kombëtares do të jap lamtumirën dhe me shumë mundësi stërvitjet e ardhshme mund të jenë të fundit për të me të njëjtën fanellë, nëse Seria A do të vazhdojë. “Calcionline” e bën fakt të kryer largimin e shqiptarit, ndërsa shprehet se mes arsyeve për t’u larguar është edhe rroga më e lartë që te Napoli nuk mund ta ketë kurrë, por janë të gatshme për të marrë disa skuadra të klasit të parë.
Ndërkohë edhe vetë menaxheri i tij, Mario Xhuifredi, shprehet hapur: “Është një lojtar që ka qenë për tre vite si më i mirin ë Serinë A dhe në këtë kampionat është duke luajtur mirë me Gatuzon, po tregon nivele të larta. Por është e pamundur të qendrosh te Napoli, do të shohim përtej rrugëve”, ka thënë Xhuifredi.