You are here
Home > Kombëtarja > Nuk do ta harrojnë lehtë, debutimi i Armando Brojës futet në historinë e Chelsea

Nuk do ta harrojnë lehtë, debutimi i Armando Brojës futet në historinë e Chelsea

Një rastësi shumë e veçantë ishte ajo e Armando Brojës pasi debutoi ndaj Evertonit në fitoren me rezultatin 4-0. Sulmuesi shqiptar do të hyte në fushë në minutën e 85, ndërsa Lampard po i jep një mbështetje shumë të madhe të rinjëve.

Lojtari kuqezi ishte futbollisti i 750 që vishte fanellën e ekipit të parë të Chelseat, ndërsa i 700 ka qenë Kurt Zouma, i cili ka luajtur në vitin 2014. Një klub i madh ky dhe për çdo lojtar është arritje më vete që të mbajë veshur një fanellë të tillë e cila peshon shumë. Ndërkohë Shqipëria mund të krenohet, pasi Armando Broja do të mbahet mend gjatë në historinë e Chelseat edhe për ata persona që janë shumë të apasionuar pas statistikave.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top