Armando Broja ka debutuar më në fund me ekipin e parë të Chelseat. Pikërisht në përballjen e sotme, atje ku është fituar me rezultatin 4-0 ndaj Evertonit. Shumë pritje për sulmuesin shqiptar, që tërhoqi vëmendjen me golat e shumta që ka shënuar tek të rinjtë.
Debutimi në fushën e lojës erdhi në minutën e 84, për të dëgjuar duartrokitjet e para në “Stamford Bridge”. Broja do të zinte vendin e Giroud, ndërsa nuk kishte mundësinë për të lënë gjurmë në ato pak minuta që iu dhanë nga Lampard.
Gjithsesi kjo është një arritje në karrierën e këtij djaloshi të ri, pasi është vetëm 19-vjeç dhe nëpërmjet akademisë tashmë gjendet te Chelsea A duke fituar edhe besimin e trajnerit të parë.