Vedat Muriqi do të linte pas thatësirën e madhe pas shumë ndeshjesh pa gol, teksa shënoi në përballjen ndaj Antaliasporit në transfertë. Goli i sulmuesit shqiptar u shoqërua edhe me festën e ushtarit, teksa ishte vetë Muriqi që ua kërkoi shokëve të skuadrës që ta bënin një gjë të tillë.
Mesa duket Muriqi e ndien kaq shumë luftën që po bëjnë turqit në Siri, aqsa në deklaratat për shtyp e shpjegon festën si të ishte pjesë e tyre. “Ushtarët tanë heronjë turq janë martirizuar. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli dhe më vjen keq që nuk kemi fituar, po edhe fati do na buzëqesh njëherë”, tha Muriqi. Alaniaspori arriti që të barazonte me rezultatin 2-2 ndaj Fenerbaçe, për të marrë një pikë ndaj një rivali të fortë.