Derbi në Air Albania mes Tiranës dhe Partizanit ka pasur shumë rekorde për t’u vendosur. Ndeshja u mbyll me rezultatin 5-1, ndërsa ishin të pranishëm më shumë se 19.500 tifozë. Pra kjo është ndeshja më e shikuar në historinë e futbollit shqiptar.
Ndërkohë Ernest Muçi ka hyrë si zëvendësues dhe ka gjetur dy gola. Flitet për talentin e Shqipërisë së moshave, që ka treguar vlerat e tij gjithmonë te kuqezinjtë. Pavarësisht ngjyrave, duhet të pranohet se flitet për një talent me shumë të ardhme. Goli i dytë personal dhe i pesti për Tiranën ishte një kryevepër më vete, që nuk ka vend për shumë fjalë. /Shqiperia.ch/