Pas një periudhe pushim pa zbritur në fushën e lojës për ndonjë ekip, emri i Arlind Ajetit u përfol shumë për një kalim në Superiore, ku do të vishte fanellën bardheblu të Tiranës. Zërat për një bashkëpunim të tillë ishin të shumtë, ndërsa nuk munguan as ato që e dërgonin në Maqedoninë e Veriut, për t’iu bashkuar Shkëndijës së drejtuar nga trajneri Gjoka. Megjithatë Ajeti duket se e ka vendosur të ardhmen e tij dhe ajo është larg Shqipërisë.
Mbrojtësi shqiptar ka firmosur tashmë kontratën e tij me klubin danez të Vejle. Në klubin e ri futbollisti do të gjejë një tjetër shqiptar, Ylber Ramadanin, që prej disa kohësh luan për klubin nga Danimarka. Vejle këtë sezon luan në kategorinë e dytë daneze, ku synon ta përfundojë kampionatin në vendin e parë, pozitë të cilën e mban aktualisht. Në këtë mënyrë mund të sigurojnë edhe ngjitjen në elitë dhe lojtari kuqezi shihet si një vlerë e shtuar në prapavijë për të përmbushur objektivin e këtij sezoni. Kështu Arlind Ajeti, që në periudhën e artë të Kombëtares ishte një nga më të mirët në pozicionin e tij, i jep kështu fund “pushimeve” për t’iu rikthyer edhe një herë fushave të blerta të futbollit.
Lajmin e konfirmon edhe vetë klubi, që ndihet besimplotë në atë çfarë Ajeti mund të kontribuojë me fanellën e këtij klubi.
“CV e karrierës së Arlind Ajetit flet vetë, por ai është gjithashtu një lojtar që nuk ka luajtur aq shumë futboll në gjysmën e fundit të vitit 2019. Ne besojmë se ne në Vejle Boldklub mund ta ndërtojmë atë fizikisht në klubin tonë dhe se Arlindi përmes trainimit do të jetë i mundur që të luajë në skuadër gjatë pranverës. Është e qartë se 19 ndeshje ndërkombëtare për Shqipërinë dhe 41 ndeshje në Serie A janë një shprehje e qartë e cilësive të futbollistit”, ka thënë menaxheri teknik Jacob Kruger./