You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekipi i shqiptarëve në Maqedoni ka projekt të madh, vjen lojtari që e donin të gjithë nga Franca

Ekipi i shqiptarëve në Maqedoni ka projekt të madh, vjen lojtari që e donin të gjithë nga Franca

Një dhuratë e madhe vjen për Shkëndijën e Tetovës dhe veçanërisht për trajnerin shqiptar, Ernest Gjoka. Klubi po ofron gjithçka është e mundur, madje këtë herë duke dalë edhe përtej limitive, për të përmbushur objektivat me teknikun e mirënjohur.

Jo vetëm duke sjellë lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë siç ishte edhe rasti i Valon Ahmedit, por edhe futbollistë që kërkohen nga ekipe të njohura. “Sport Ekspres” ka zbuluar nga burime pranë lojtarit se Aboubaker Es Sahhal do të zyrtarizohet te Shkëndija e Tetovës.

Talenti 19-vjeçar do t’i ndihmojë shumë kuqezinjtë në pjesën e sulmuese, ndërsa ka luajtur edhe me të rinjtë e Kombëtares së Francës. Disi e çuditshme dhe njëkohësisht për t’u përgëzuar mënyra sesi drejtuesit e Shkëndijës kanë arritur ta bindin Es Sahhal, pasi në mediat prestigjoze është shkruajtur disa kohë më parë se interes për të kishin shfaqur ekipe si Atalanta, Wolves dhe Stoke City. Një betejë e madhe është fituar në merkato dhe “lufta” vazhdon me në krye Ernest Gjokën, për të fituar titullin kampion dhe për të arritur sa më lartë në Europë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top