Një ngjarje vërtet e veçantë erdhi nga miqësorja që ka zhvilluar skuadra e Gjilanit ndaj ekipit rus të Yenisey Krasonyarsk në paraditen e sotme. Këta të fundit e kanë etiketuar kundërshtarin e tyre si një skuadër që përfaqëson Serbinë.
Pikërisht në ekipin shqiptar që drejtohet nga Gentian Mezani. Zyrtarët e klubit të Gjilanit kanë reaguar menjëherë pasi kanë parë etiketimin e bërë, duke thënë se nëse nuk rregullohej gabimi “i qëllimshëm”, atëherë do ta ndërprisnin menjëherë ndeshjen.
Për këtë arsye gjithçka ka ardhur në vendin e duhur dhe janë zhvilluar 90 minutat. Trajneri Mezani e ka nderuar edhe më tepër klubin shqiptar dhe emrin e tij, teksa kanë fituar falë taktikave në një miqësore që shkonte përtej normales me shifrat 0-1.