Rudi Vata, legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, gjithmonë e kemi parë duke bërë analiza dhe leksione sesi mbrohet fanella e kuqezinjëve. Madje pati edhe shumë kritika të drejtpërdrejta me Mërgim Mavrajn, duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm dhe mbylljen e epokës nga Kombëtarja.
Kjo për t’i lënë vendin brezit të ri. Por në këtë mes ka një paradoks të madh. Për herë të parë, vetë Rudi Vata është shprehur për median irlandeze “The Irish Sun” se djali i tij, Roko Vata, nuk ka shans që të luajë për Shqipërinë. Roko Vata luan me të rinjtë e Celtic dhe shihet si një potencial shumë i madh për të ardhmen.
“Për shkak të mos respektit që kanë treguar njerëzit në Shqipëri dhe që drejtojnë, për shkak të mungesës së dëshirës dhe profesionalizmit, Roko nuk do ta prek kurrë një top me Shqipërinë. Ko është historia ime, nëse Shqipëria do të bënte detyrat e shtëpisë do të më kishin kontaktuar mua për këtë rast. Askush nga Federata nuk më ka kontaktuara. Skocia e ka parë dhe Irlanda ka qenë e para që ranë në kontakt. Njerëzit në Shqipëri e njohin përmes rrjeteve sociale dhe e dinë që është zgjedhur nga Irlanda. Unë jam krenar që jam shqiptar, ka sakrifikuar veten për vendin tim dhe e përfaqësova me dinjitet”, ka thënë Rudi Vata.