You are here
Home > Futboll Bota > Kërcënimet e paimagjinueshme, Granit Xhaka reagon për herë të parë mbi skandalin e madh

Kërcënimet e paimagjinueshme, Granit Xhaka reagon për herë të parë mbi skandalin e madh

Një situatë anormale ka përjetuar Granit Xhaka te Arsenali përgjatë gjithë këtyre kohëve të fundit. Nervat u tendosën dhe ndaj Kristal Palase, ishte vetë mesfushori shqiptar që po nxiste vërshëllimat në drejtim të tij.

Shumë ditë kaluan pa një përgjigje rreth asaj skene, ndërkohë vetëm para pak minutash ka ardhur edhe reagimi i lojtarit të Arsenalit. Xhaka ka shpjeguar gjithçka, duke u shprehur se njerëz të ndryshëm kanë kërcënuar me vrasjen e gruas së tij, e cila u detyrua të mbyllte edhe profilin në “Instagram” për ta kaluar në privat, apo edhe duke i uruar kancerin te vajza e porsalindur.

“Pasi mora disa kohë për të reflektuar rreth asaj që ndodhi të dielën, unë doja t’ju jepja një shpjegim dhe një përgjigje. Ato skena që ndodhën më kanë prekur shumë. Unë e dashuroj klubin dhe kam dhënë gjithmonë 100% nga vetja dhe jashtë fushës. Ndjenjat e mia nuk mund të kuptohen nga tifozët, pasi më kanë përsëritur komente abuzivë në rrjetet sociale përgjatë javëve dhe mujave të fundit, që më kanë prekur thellë. Njerëz që thonë gjëra të tipit: “Ne do të presim këmbët”, “Ne do të vrasim gruan”, “Urojmë që vajza jote të jetë me kancer”. Kjo më nxiti mua më shumë dhe arritëm në atë pikë për skenën e së dielës. Në këtë situatë, i lashë të gjitha jashtë dhe po kthehem me energji pozitive. Më vjen keq për atë që mendojnë njerëzit”, shkruan Xhaka.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top