UEFA ka marrë një mbikqyrje lojtarë turq pas atij festimi teksa arritën t’i shënonin Shqipërisë. Me përshëndetjen ushtarake, treguan gjithë mbështetjen për vazhdimin e luftës nga ana e Erdogan ndaj kurdëve në Turqi.
Mesazhe të tilla janë skandaloze në vetvete, pa iu futur shumë drejtësisë së kauzës. Kundër këtij vendi nuk janë vetëm në aspektin politik për vendimin e marrë, sa i përket luftës kundër kurdëve, por edhe për futbollin.
Figura e njohura e politikë franceze, Jean-Christophe Lagarde, ka hedhur hipotezën që ndaj Turqisë të mos luhet fare takimi, pasi nuk mund të mirëpres ata që përshëndesin maksakrat.
“Me këtë përshëndetje ushtarake, skuadra turke e futbollit për fat të keq ka thyer kufirin që duhet të ndajë sportin nga politika. Ne nuk mund të mirëpresim nesër në Stade de France ata që përshëndesin masakrën e aleatëve tanë kurdë”.