Në Zvicër po e vuajnë shumë atë lamtumirë të parakohëshme të Shaqirit nga Kombëtarja. Një e drejtë e pa dhënë apo një llastim i tepruar? Në Zvicër ende nuk janë të sigurtë për atë që po ndodh me tyre dhe sulmuesit shqiptar. Megjithatë koha për të arritur në përgjigje nuk pret duke mos i kushtuar shumë rendësi asaj që ndodhi. Zvicra ka nevojë urgjente për Xherdan Shaqirin. Nisur nga kjo nevojë, trajneri i zviceranëve, Vladimir Petkovic ka ndërmarrë një udhëtim drejtë Anglisë.
Gjatë ditës së djeshme trajneri ka zbritur në Liverpool së bashku me drejtorin e Kombëtares Zvicerane. Petkovic nuk pret dot më gjatë duke shkuar vet drejt lojtarit të tij për të zgjidhur çdo mosmarrveshje. Ndoshta me një surprizë të bukur duke i paketuar edhe shiritin e kapitenit me vete, por ende nuk dihet si do ndodh joshja për Shaqirin. Edhe pse i dëmtuar, Zvicra mendon të mos luaj asnjë ndeshje pa Shaqirin. Lista e Petkovic do t ëjetë gati të premten e ardhshme duke I lënë jo më tepër se 10 ditë trajnerit të bind sulmuesin shqiptar./Shqipëria.ch/