Anglia U-21 ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Kosovës U-21, ndërsa i gjithë takimi u vendos nga mesfushori i Manchester City, Foden. Ky i fundit ishte autori i një dopiete, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 25.
Shanset e Kosovës për të shënuar kanë qenë në disa raste, por pa arritur të konkretizohen. Sidomos gjatë minutave të fundit të lojës, dardanët kishin dy mundësi për të arritur barazimin, megjithëse nuk u treguan të saktë para portës.
Goli i dytë dhe që vulosi ndeshjen erdhi nga ana e Foden vetëm në minutat e fundit të shtesës, ndërsa në mbrëmjen e nesërme do të luhet një tjetër përballje mes këtyre përfaqësueseve, por këtë herë në nivelin A dhe jo për U-21.