You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mbrojtësi i Çekisë para Kosovës: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë Shqipërinë

Mbrojtësi i Çekisë para Kosovës: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë Shqipërinë

Mbrojtësi i Çekisë, Stefan Simic, ka dhënë një deklaratë para ndeshjes së Kosovës dhe Çekisë. Megjithëse nuk bën polemika të hapura, lojtari i Hajdukut të Splitit që më parë ishte edhe pjesë e Milanit, shtron disa teza që mund të lënë vend për diskutime.

Teksa shpjegon prejardhjen e tij që del me origjinë serbe, Simic justifikohet me faktin se edhe shumë futbollistë kosovarë siç i quan vetë ai, përfaqësojnë shtetet e tjera. Në këtë përcaktim, futet pikërisht Shqipëria, por duke harruar se bëhet fjalë po për shqiptarët. Sipas deklaratës së shpërndarë në mediat shqiptare të Kosovës, Simic është shprehur:

“Bosnja është e ndarë në tre pjesë, familja ime vjen nga një vend ku jetojnë serbo-boshnjakët. Kështu që unë jam serb, jam ortodoks. Jam person pa konflikte. Disa futbollistë kosovar përfaqësojnë shtete tjera, si për shembull Shqipërinë.

Kam shokë mysliman, ortodoks dha katolikë. Miqtë e mi janë nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë, Ballkani dhe bota. Nuk kam asgjë kundër askujt”, ka thënë Simiç.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top