Nga Seria A, Ledian Menushaj ka treguar edhe njëherë gjendjen e mirë fizike që po kalon ndeshje pas ndeshje. Në takimin mes Pescara dhe Pordenone, mesfushori ka qenë protagonist në fitoren 4-2.
Ndeshja u mbyll në pjesën e parë me rezultatin 1-2 për miqtë. Me fillimin e të dytës, Memushaj ka dhuruar asist për realizimin e golit të dytë. Kaq mjaftoi që Pescara të marrë veten për të përmbysur gjithçka.
Veç asistit të dhuruar, Memushaj ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë duke ndihmur vazhdimisht në mesfushë. Nga vlerësimet, mesfushori shqiptar ishte lojtari më i mirë pas golashënuesve. Një sinjal i mirë edhe për trajnerin Reja i cili do të kërkojë lojtarë me muskuj në ndeshjet e shtatorit./Shqiperia.ch/