Elvis Rexhbecaj mbetet një nga lojtarët më të diskutuar sa i përket zgjedhjes së përfaqësuese ku do të luaj. Mesfushori i talentuar prej kohësh ka shprehur qendrimin e tij hapur se do të vesh fanellën e Gjermanisë. Momentalisht Rexhbecaj luan në Bundesligë me skuadrën Wolfsburg. Por këta të fundit e kanë lënë jashtë dy ndeshjet e para të kampionatit.
Kjo mendohet të ketë qënë edhe një ndër arsyet që mesfushorit i mungon ende një ftesë nga Gjermania. Së fundmi është publikuar lista e lojtarëve U21 për ndeshjet e shtatorit. Fillimisht Gjermania U21 do të luaj miqësoren me Greqinë më 5 shtator. Ndërsa sa i përket Euro U21 gjermanët do të luajnë takimin me Wales në transfertë. Por në këtë listë emri i Elvis Rexhbecaj mungon.
Si duket për mesfushorin shqiptar ky vit ishte i fundit ku shpresohej nga ana e tij të ishte pjesë e Gjermanisë. Rexhbecaj aktualisht është në moshën 21-vjeçare dhe mundësitë e përfaqësimit tek Gjermania sa vijnë edhe shuhen. Nga ana tjetër Kosova ka tentuar vazhdimisht të afrojë Rexhbecajn dhe në një situatë të tillë mesfushori shqiptar pritet të “dorëzohet” nga ambicjet e tij të parealizueshme./Shqiperia.ch/