You are here
Home > Futboll Bota > Nuk mjaftojnë as dy super golat në stërvitje, Sadiku e ka histori të mbyllur me Levanten

Nuk mjaftojnë as dy super golat në stërvitje, Sadiku e ka histori të mbyllur me Levanten

Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy super gola në stërvitje me ekipin e Levantes. Realizimet këto që priteshin të ndikonin sadopak te trajneri Lopez, për të marrë parasysh edhe aktivizimin e sulmuesit shqiptar.

Por kjo ishte vetëm një hipotezë që ra poshtë menjëherë, pasi sjellja nuk ka ndryshuar aspak. Në listën e publikuar nga ana e Levantes mbi lojtarët e ftuar në përballjen me Vijarealin, mungonte emri i lojtarit elbasanas. Një tjetër sinjal i qartë se futbollisti i Kombëtares duhet të largohet sa më parë nga Spanja, pasi në “La Liga” nuk ka mundësi për të zhvilluar karrierën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top