Milot Rashica pritet të jetë një nga mungesat e mëdha të Kosovës në ndeshjet e shtatorit. Një zgjatje e muskulit e largoi menjëherë sulmuesin shqiptar nga fusha te Werderi, ndërsa shqetësimet i rikthehen herë pas here dhe këto kanë kostot e tyre me ekipin e Bundesligës.
Po aqsa edhe te Kosova, që në këtë rast mund të vuajë faktin se ylli i saj luan në një skuadër shumë të njohur në Europë. Ende nuk është thënë në mënyrë zyrtare nëse Rashica do të grumbullohet apo mungojë me dardanët, por trajneri i tij te Wederi, Kohfeld, është shprehur: “Nuk duket dëmtim serioz ashtu siç ne menduam se ishte. Tani shpresojmë se do ta kemi gati pasi të mbarojnë Kombëtaret”.
Pra menjëherë pas mbylljes së këtyre ndeshjeve, Rashica do të jetë gati për rikthimin në fushë te Werderi. A do të rrezikojë gjithçka ky futbollist për të qënë pjesë e Kosovës në dy takimet e ardhshme, madje edhe vetë vazhdimësinë te Werderi? Mbetet të shihet! Por sigurisht që në Gjermani nuk do të jenë shumë të lumtur nëse do të kemi këtë përfundim. /Shqiperia.ch/