Klaus Gjasula është një shembull për të gjithë futbollistët shqiptarë, sesi mund të arrijnë majat në karrierën e tyre, duke e nisur nga kategoritë më të ulëta. Kështu e nisi Gjasula, që nga liga e katërt në Gjermani, këtë sezon po luan në “Bundesligë” me Paderbornin.
Një tjetër detaj i veçantë i këtij futbollisti është që gjithmonë mban helmet në fushë. E gjitha kjo lidhet me shëndetin dhe mbrojtjen që lojtari kuqezi i bën vetes nga dëmtimet e ndryshme që mund të vijnë në kokë.
Madje Gjasula kërkon edhe një rregull të ri, që të gjithë lojtarët të mbajnë helmeta: “Kjo mund të duket qesharake, por është zgjidhja më e mire që të gjithë të jen të shëndetshëm. Nëse dikush nuk ka asnjë problem për momentin, mendon: “Ky është i çmendur që ma rekomandon këtë. Por është shumë e shëndetshme. Nuk mendojnë shumë derisa ndodh diçka”, ka thënë Gjasula. /Shqiperia.ch/