Gjithçka ka ndodhur me daljen në treg të biletave sa i përket përballjes mes Kosovës dhe Çekisë që do të zhvillohet në datën 7 shtator. Mediat shqiptare raportuan fillimisht se nuk kishte mbetur asnjë vend i lirë për në stadium, në më pak se 15 minuta nga dalja në treg.
Menjëherë ka reaguar edhe kompania përgjegjëse për shitjen e biletave, “Tiks.app”. Sipas këtyre të fundit ka pasur 1.871.000 klikime brenda 20 minutash, nga njerëzit që kanë qënë të interesuar për të parë këtë përballje.
Një shfrenim i imagjinatës, por që ka sjellë edhe shumë pakënaqësi te njerëzit. Duke nisur që nga ora 13:00, kjo faqa ka rënë për shkak të interesit të lartë dhe shumë prej tifozëve nuk e kanë parë asnjëherë të disponueshme mundësinë për të blerë një biletë, duke kaluar edhe në akuza. /Shqiperia.ch/