Bundesliga ka nisur në ditën e djeshme me takimin mes Bajernit dhe Herthës së Berlinit, ndërsa spektakli i vërtet vazhdoi sot me shumë përballje të bukura. Një prej tyre ishte edhe ajo mes Leverkusenit dhe Paderbornit, që përfundoi me rezultatin 3-2.
Nga minuta e parë luajti dhe debutoi në elitën e futbollit gjerman, Klaus Gjasula. Mesfushori 29-vjeçar i lindur në Tiranë, ka një histori të karrierës që është e gjitha një shembull për më të rinjtë. E parë në këtë aspekt, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, duhet të mos e anashkaloj këtë element.
Gjasula e ka nisur karrierën e tij që nga kategoria e katërt gjermane, duke i marrë shkallë-shkallë edhe të tjerat, për të mbërritur në të tretën, të dytën dhe tani elitë. Një model i madh për të gjithë futbollistë tanë që do të kurorëzohej me një ftesë nga Kombëtarja, për të treguar se në këtë sport, ashtu si edhe në mesazhin që mbart vetë jeta, asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh dhe gjithçka do të merret një ditë, herët a vonë. /Shqiperia.ch/