“Bundesliga” ka startuar në ditën e djeshme me përballjen Bayern-Hertha e Berlinit që u mbyll në shifrat 2-2. Tashmë është momenti që të zbresin në fushë edhe skuadrat e tjera të kampionatit gjerman, ndërsa me vëmendje të lartë për tifozët shqiptarë mbetet Werder Bremeni.
Atje luan edhe ylli shqiptar, Milot Rashica. Sulmuesi i Kosovës arriti në pak kohë që të fitonte dashurinë e të gjithëve me performancat e jashtëzakonshme që zhvilloi ndaj skuadrave më të mira gjermane. Aqsa te Werderi e kanë nisur ta thërrasin edhe thjeshtë: “Raketa”!
Por jo i gjithë sezoni i shkoi në përsosmëri Rashicës, pasi në javët e para kaloi shumë sprova. Trajneri Kohfeld kishte pakënaqësi për lojën mbrojtse të shqiptarit, ndërsa mediat gjermane kujtojnë edhe dënimin që iu dha Rashicës në disa raste për të qëndruar jashtë ekipit.
Në këtë mënyrë kishte mundësi reflektimi, me disiplinën gjermane që e ndihmoi për t’u ngritur deri në këto nivele kaq të larta.
“Ai e ka mësuar shumë mirë gjermanishten dhe është një faktor me shumë rëndësi. Rashica merr pjesë gjatë gjithë lojës, duke qënë aktiv. Nuk e pret aksionin dhe topin, por është vetë në kërikm të saj, e kërkon. Pastaj mund të vendosë edhe lojën me një veprim. Nuk është aftësi që e kanë shumë lojtarë”, ka thënë Kohfeld duke dëshmuar gjithë ndryshimin e sulmuesit shqiptar. /Shqiperia.ch/