
Një vendim i pazakontë vjen nga Zvicra, aty ku ekipi i Young Boys ka vendosur që të mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për tifozët e Crvena Zvezda. Dy ekipet do të ndeshen në Play Off e “Champions League”, por zviceranët kanë bërë një zgjedhje të tillë duke marrë shkas nga veprimet huligane të tifozëve serb.
Fansat e Crverna Zvezda kanë treguar shpesh herë sjellje të tilla të prapambetura dhe aspak të denja për një ndeshje futbolli. Ky organizim që kërkon të vendosë siguri maksimale në stadium si dhe të shmangë incidente të mundshme ka sjekllë pakënaqësi në Serbi. Sigurisht që miqtë ndihen të irrituar, por edhe vet sjellja e huliganëve të Crvena Zvezdës ka qenë e përsëritur duke sjellë kaos kudo ku ata shkojnë në transfertë./Shqiperia.ch/