
Porto është befasuar nga Krasnodari në “Champions League”, duke u eliminuar nga ky turne. Por surpriza e hidhur nuk ndalet vetëm këtu për portugezët, që duhet të përballonin edhe talljen e një prej televizioneve ruse, “Match TV”.
Pasi nuk kishin gjetur akordin rreth shifrës së parave për transmetimin e ndeshjes mes Portos dhe Krasnodarit, televizioni rus e ka gjetur mënyrën sesi të “hakmerret”:
“PortoHub”, na vjen keq por ne nuk japim përmbajtje për të rritur. Krasnodari e ka shkatërruar Porton në pjesën e parë dhe mbijetoi në të dytën”, shkruhet në reagimin zyrtar. /Shqiperia.ch/
Извините, но у нас нет лицензии на показ контента для взрослых
«Краснодар» в первом тайме уничтожил «Порту» на Драгао и выстоял во втором 🔞
Desculpe, mas não temos licença para veiculação de conteúdo para adultos.
Boa sorte, @FCPorto pic.twitter.com/dV4LyMoWuw— Матч ТВ (@MatchTV) August 13, 2019