Takimi mes Liverpulit dhe Chelseat ka shkuar në shtesë në Superkupën e Europës, ndërsa koha e rregullt është mbyllur në rezultatin 1-1. Fillimisht do të ishte goli i Giroud që do të hapte takimin, ndërsa në pjesën e dytë do të vinte menjëherë edhe ndërhyrja e Klop.
Firminjo u aktivizua në fushë, duke dhënë një asist fantastik për Mane. I vetëm dhe me portën e boshatisur, nuk e kishte të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. Për të mbërritur në minutën e 75, atje ku Arrizabalaga do të merrte rolin e heroit, teksa do të evitonte golin në një rast të pamundur. /Shqiperia.ch/
Arrizabalaga is a Kepa to die for.
The Kepa of all Kepas. #liverpoolvschelsea #SuperCup #LIVCHE #LiverpoolChelsea pic.twitter.com/xhQz5BTbgW>
— unmitigated_audacity (@MD_e_L_i_G_h_T) August 14, 2019