
Ekipi i ligës së tretë të Gjermanisë, Madenheimi, është përballur ndaj Frankfurtit teksa përfundoi me rezultatin 3-5. Dy gola janë realizuar në tetë minuta nga Valmir Sulejmani, futbollisti që përfaqëson Kosovën.
Megjithëse luante me Madenheimin dhe diferencat janë tërësisht të frikshme ndaj ekipit të Bundesligës, Sulejmani nuk është ndalur. Një dopietë për të treguar më së miri vlerat e tij, ndërsa sulmuesi 23-vjeçar është formuar te akademia e Hanoverit.
Nëse do t’i besohej nga një skuadër më e madhe, padyshim që Sulejmani mund të bëj më tepër jehonë. Shumë kohë më parë është grumbulluar nga Kosova A, por në kohën e Shaland nuk e ka pasur shumë shpesh shansin për të shpresuar në mbërritjen e një ftese. /Shqiperia.ch/