You are here
Home > Futboll Bota > Në ndeshjen që luhet vetëm me një portë, Çekiçi shënon penalltinë falë prekjes së “Zidanit”

Në ndeshjen që luhet vetëm me një portë, Çekiçi shënon penalltinë falë prekjes së “Zidanit”

Olimpik Ljubjana ka fituar me rezultatin 0-3 ndaj Rudarit, ndërsa në 5 takime ka barazuar vetëm në një përballje këtë kampionat.

Goli i fundit do të vinte pikërisht nga Endri Çekiçi, që në Slloveni e ka gjetur veten në mënyrën më të mirë. Këtë herë do e tundte rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa u fitua nga sulmuesi Menalo. Ky i fundit e fitoi faullin brenda zonës pasi praktikoi prekjen e njohur të Zidanit.

Ajo që ishte për t’u veçuar në këtë përballje, mund të quhet fakti se u luajt vetëm me një portë. Ljubjana kishte 25 mundësi përpara zonës kundërshtare, ndërsa Rudari vetëm një të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top